Policia jep detaje për të shtënat me armë në “Aktash”

Prishtinë | 03 Sht 2024 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për gjuajtjen me armë zjarri në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se s’ka të lënduar, sipas informatave fillestare.

“Sot rreth orës 14:20, kemi  marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar”, ka thënë për EO zëdhënësja e për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Të ngjashme