Policia e Kosovës sqaron lidhur me rastin e mbrëmshëm në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Sipas Policisë, viktima ka raportuar se për arsye të panjohura punëtori i një lokali i dyshuari, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
“Predhat e shkrepura kanë goditur një lokal tjetër, me ç’rast është thyer xhami i lokalit dhe nga thyerja e tij lëndime trupore ka pësuar viktima”.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja, një fishek i kalibrit të vogël dhe një predhë.
Ende nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.