Policia e Kosovës ka dhënë detaje për therjen e mbrëmshme me thikë që ndodhi mbrëmë në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:40 në rrugën “Zenel Salihu”, ku viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, nga i njëjti është sulmuar me mjet të mprehtë, duke e goditur në dorë.
Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK dhe pas tretmanit është liruar.
Rasti mbetet nën hetime nga njësitë relevante.