Një grua ka vdekur dje në Fushë-Kosovë pasi ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese.
Rasti në polici është hapur si ‘vdekje e dyshimtë’, teksa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Rr. Nëna Terezë Fushë Kosovë 14.08.2020 – 12:50. Viktima femër kosovare në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i pestë i ndërtesës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.