Policia jep detaje për vetaksidentin në Fushë- Kosovë, ku humbën jetën shoferja dhe pasagjerja

Prishtinë | 20 Maj 2025 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bëri të ditur se në vetaksidentin e mbrëmshëm rreth orës 22:11 minuta në Fushë- Kosovë, ku mbetën dy të vdekura, drejtuesja e makinës dhe pasagjerja, janë dërguar në QKUK, ku dhe është konstatuar se që të dyja kanë ndërruar jetë.

“Fushë-Kosovë / 19.05.2025 – 22:11. Raportohet se ka ndodhur një vetaksident trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë që drejtohej nga një femër kosovare. Drejtuesja e veturës e po ashtu edhe pasagjerja kosovare janë dërguar në QKUK ku nga mjekët është konstatuar se të dyja kanë ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme