Policia jep detaje për vjedhjen në argjendari

Prishtinë | 19 Jan 2026 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Një vjedhje ka ndodhur në një argjendari në Prishtinë paraditen e kësaj të hëne, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se informatën për vjedhje e kanë marrë në ora 10:00.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një rast Vjedhje e rëndë, që ka ndodhur në një lokal, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Zyrtarët nga Njësiti i hetimeve të Përgjithshme-Prishtinë, në koordinim të plotë me prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, thuhet në përgjigjen e saj për Ekonomia Online.

Të ngjashme