Një person është vrarë më armë zjarri mbrëmë në periferi të qytetit të Korçës, transmeton Klan Kosova.
Mësohet se viktima është një 30-vjeçar i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e parë, por pa rezultat.
Mediet në Shqipëri tregojnë se burimet zyrtare nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:25, në lagjen nr 10 në Korçë.
“Aty është vrarë me armë zjarri një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, – thuhet në njoftimin paraprak të Policisë së Korçë.