Një objekt është kapluar nga zjarri në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, duke shkaktuar tym të madh.
Sipas Policisë së Kosovës, nga ky incident nuk ka të lënduar.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Brorovci, ka dhënë detaje për rastin e zjarrit.
“Rreth orës 12:15, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale”.