Policia jep detaje për zjarrin në “Ulpianë”, lëndohen 6 persona

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin që ka kapluar sot një banesë në Ulpianë.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha Ekonomia Online se 6 persona janë lënduar.

“Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informatën se ka shpërthyer një zjarr në një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë”.

“Deri tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, një nga ta është dërguar në QKUK- Prishtinë, për trajtim mjekësor, ndërkohë që 5 të tjerët tretmanin e kanë marrë në vendngjarje (probleme me frymëmarrje nga tymi)”.

“Zjarri është lokalizuar dhe aktualisht policia në bashkëpunim me zyrtarët relevantë nga institucionet përkatëse, po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë ndikuar në shkaktimin e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme