Policia jep detaje reth grabitjes së armatosur në Suharekë, dyshohet se ishin 4 persona

Prishtinë | 22 Nën 2023 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e grabitjes që ka ndodhur sot pasdite në një argjendari në Suharekë.

Policia thorë se rreth orës 15:45, është njoftuar për një rast “Grabitje e armatosur”, që ishtë në zhvillim e sipër në një argjentari, në rrugën Brigada 123, në Suharekë.

Policia me të marrë informatën, konkretisht patrulla më e afërt është nisur në atë drejtim, policia ka mbërritur shumë shpejt dhe grabitësit i ka hasur në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur. Posa patrulla policore ka mbërritur në vend ngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, me atë rast një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit.

Në ndërkohë kanë mbërritur edhe përforcime të tjera policore.

Nga të dhënat e para dyshohet se ishin katër të dyshuar.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët u janë vënë pas. Gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arritur që të arratisen.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim edhe me drejtori të tjera rajonale, janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për zbardhjen e rastit, konkretisht identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë çfarëdo informacioni që mund të na ndihmon në kapjen e kryesve të këtij rasti, të kontaktojnë policinë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme