Policia jep detaje rreth aksidentit ku humbi jetën një punëtor në Han të Elezit

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

I riu, S.Koraqi është aksidentuar mbrëmë në vendin e punës, në një gurëthyes në Han të Elezit.

Për këtë aksident ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.

Ky është njoftimi i policisë:

Në një aksident trafiku, të ndodhur  rreth orës 23:40 minuta, në fshatin Seqishtë, ka humbur jetën një person.

Sipas raporteve të para,rasti ka ndodhur  kur  ngasësi  i   automjetit transportues me targa vendore  S.K. (m/sh/k  29 vjeçar) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,humb kontrollin mbi timonin  duke dalur nga rruga,ku me këtë rast pëson lëdime të rënda.

Në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë dhe

 me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunum me Prokurorin e Shtetit.  

Të ngjashme