Në Prishtinë, në rrugën “Fehmi Agani”, në orën 4:20 të mëngjesit të sotëm, një person është plagosur me armë zjarri.
Ky është sqarimi i policisë përkitazi me këtë rast:
Sot në ora 04:20, policia ka marrë informacionin se në rrugën , ”Fehmi Agani” në Prishtinë, saktësisht në një lokal, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes, kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast tentim vrasje ku personi:
• M.Sh, 56 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, është plagosur nga arma e zjarrit, i cili menjëherë është dërguar në QKUK, për tretman mjekësor.
Pak minuta pas marres së informatës policia në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, ka arritur të ndaloj automjetin golf V, me të cilin, njëri nga personat e dyshuar ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ku dhe kanë arrestuar të dyshuarin:
• Z.B, 22 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Hetuesit rajonal lidhur me rastin në fjalë, kanë konfiskuar :
automjetin Golf V, ngjyrë hiri me targa të Republikës së Kosovës për ekzaminim,
një revole me gaz si dhe
12 gëzhoja (të AK47), të cilat janë gjetur në automjet.
Aktualisht po vazhdon ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policor janë në kërkim të katër personave të tjerë të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.