Pas një pune operative – hetimore, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, e kanë arrestuar sot edhe të dyshuarin kryesor, lidhur me rastin e “Rrëmbimit”, të ndodhur në mëngjesin e djeshëm në Ferizaj. Ai është M. H. 29 vjeç.
Mbrëmë, ndërkaq, policia kishte arrestuar të dyshuarin, Z. R. 33 vjeç, i cili e kishte ndihmuar të dyshuarin kryesor në kryerjen e veprës penale.
Të dyshuarit, dje reth orës 07:30 minuta, me forcë e kishin futur në veturë viktimën A.A.
Raportet e para thonë se i dyshuari M.H. dhe viktima, vite më parë kishin qenë të fejuar.
Në prezencë të avokatit mbrojtës, i dyshuari e ka pranuar në tërësi veprën e kryer.
Me urdhër të prokurorit, të dy të dyshuarve iu është shqiptar masa e mbajtjes për 48 orë, njofton Zyra për Informim e Policisë në Ferizaj.