Policia ka sqaruar rastin e mbrëmshëm të tentim vrasjes në Prishtinë.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se për arsye të panjohura punëtori i një lokali i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Predhat e shkrepura kanë goditur kanë goditur një lokal tjetër, me ç’rast është thyer xhami i lokalit dhe nga thyerja e tij lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja një fishek i kalibrit të vogël dhe një predhë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë.