Policia e Shqipërisë ka arritur ta kapë personin që dyshohet se ka kryer shtatë vjedhje në Durrës, gjatë muajit korrik.
Personi që është prangosur, sipas policisë, është H.B 29-vjeçar.
Në njoftim thuhet se këto vjedhje janë realizuar në periudha të ndryshme kohore përgjatë këtij muaji dhe janë kryer në shtëpi, banesa e vetura, kurse në disa raste vepra ka mbetur në tentativë.
Ai dyshohet se ka vjedhur materiale të ndryshme, bizhuteri floriri, shuma parash e produkte në dyqane.
Gjithashtu, dyshohet se i ka vjedhur edhe portofolin e një shtetaseje të huaj në autobus, si dhe një biçikletë.
“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.