Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e të dyshuarit Blerim Berisha, i cili po kërkohet për veprën penale “Mashtrim”.

I dyshuari i lindur në vitin 1977 kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë, njofton Klan Kosova.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në deklaratë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]

Të ngjashme