Policia kërkon ndihmë në kapjen e dy të dyshuarve për “vrasje në tentativë”

Prishtinë | 30 Gus 2024 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët e vendit, në identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e dy personave, që dyshohen për ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’.

Personat e dyshuar janë: Brikend (Ismet) Zogaj dhe Blenard (Ismet) Zogaj, bën me dije policia.

Ndërkaq, ‘’Vrasja e mbetur në tentativë’’ ka ndodhur me datën 26.08.2024 në fshatin Greme të Ferizajt, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.

Deri më tani të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.

“Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë stacionin më të afërt të, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”.

Të ngjashme