Policia kërkon ndihmë në kapjen e një personi në Prishtinë që dyshohet për grabitje

Prishtinë | 03 Sht 2024 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e një personi të dyshuar në Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se i dyshuari kërkohet për përfshirje veprën Grabitje.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje veprën Grabitje. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme