Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët, për gjetjen e një personi të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huajë”, që ka ndodhur me 04.07.2023, në Prizren.
“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që vepron në kuadër të Stacionit Policor në Prizren, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmojnë në arrestimin e personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia ka bërë të ditur se për çdo informatë për vendndodhjen e personit të dyshuar të kontaktoni policinë apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, dhe në numrin kontaktues: 192, ose 029 244 740 apo sektorin e hetimeve te stacionit policor në Prizren.