Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e një të dyshuari për vrasje

Prishtinë | 10 Jan 2020 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për vrasje, Bujar Demajt.

Përmes një komunikate për media ata kanë dhënë detajet për Demajn, i cili është i kërkuar për veprën penale “vrasje e rëndë”, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

BUJAR (Qerim) DEMAJ i lindur me 24.03.1973 në fshatin Papaj Tropojë – Shqipëri.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

1- (një) rast për veprën penale “VRASJE E RËNDË”

I pandehuri ka fletëarrest ndëkombëtar ta shpallur nga data 30.04.2014

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]

Image

Të ngjashme