Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar tre persona, të dyshuari për përfshirje në veprën penale “Prezantim i rrejshëm si person zyrtar” dhe “Sulm”.
Policia ka ndarë edhe foto të të dyshuarve, transmeton Klankosova.tv.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale ‘Prezantim i rrejshëm si person zyrtar’ dhe ‘Sulm’”.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.