Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që të bashkëpunojnë në kapjen e 34 vjeçarit, Nderim Haklaj, i cili është i dyshuar për veprat penale “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “zjarrvënie”.
“Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatën e policisë.