Policia e Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e Agim Jefkajt, lindur në vitin 1974 në Deçan.
Ai është i kërkuar për disa raste të vjedhjeve.
Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Policia atje ka bërë publik edhe numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: