Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Mark Colit nga Klina

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka njoftuar se ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:
• MARK (BARDHEC) COLI i lindur me 17.06.1978, në Zllakuqan-Klinë.
• I dyshuari është i kërkuar për veprat penale:
• Vjedhje e Rëndë
• Mashtrim
• Kanosje

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejë dega në Klinë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
  • E-mail adresa: [email protected]
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme