Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë bastisur shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Geci.
Rastin për Gazetën Express e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës.
Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë se aksioni është zhvilluar nën dyshimin për fajde.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër krimit të organizuar, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Prishtinës. Operacioni policor kryesisht ka të bëjë me luftimin e veprave penale të krimit të organizuar, detyrimit-fajdesë. Pas përfundimit të operacionit policor do të ju informojmë me detajet tjera”, ka thënë Krasniqi.