Policia konfirmon gjetjen e laboratorëve të drogës në Pejë (Foto)

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 09:31 | Nga

Policia e Kosovës ka zbuluar laboratorë të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike dhe ka arrestuar personin e dyshuar.

Në vazhdën e luftës së pa kompromis ndaj personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale e në veçanti atyre me substanca të dyshuara narkotike, Policia e Kosovës, respektivisht Njësiti antidrogë në Rajonin e Pejës pas një pune operativo-hetimore si dhe informacioneve të pranuara nga burimet në teren me 02.08.2016 rreth orës 21:00, ka bastisur shtëpinë dhe pronën e një personi të dyshuar në qytetin e Pejës.

Gjatë bastisjes brenda shtëpisë janë zbuluar dy laboratorë të brendshëm të sofistikuar për prodhimin e bimës se llojit Kanabis Sativa i pajisur edhe me sistem të nxehjes, ftohjes, ndriçimit, ventilimit ujitjes etj.

Bastisja ka rezultuar edhe me gjetjen edhe një revole.

Në këtë rast është arrestuar personi i dyshuar, B.H 1966.

Si rezultat i operacionit si dëshmi janë sekuestruar: 228 bimë të llojit Kanabis sativa te gjatësisë prej 5 cm deri 2 metra; Një komplet i plastikëve për mbjelljen e bimëve; shiringa; 2 termometra; 2 kanistër të mëdhenj për ujë të 200 litrave; 2 pompa për tërheqje të ujit; 1 pako me doreza të plastikës; 5 shishe plastike me lëng simulues për bime me mbishkrimin ROOT Stimulator bllom ATAMI dhe Tera lives dhe tera max një litërshe, 1 kanistër me mbishkrimin Hesi BLOOM  complex, (20 kg); ndriçim i improvizuar me neona 7 copa; 29 saksi të plastikes te zbrazëta; 1 shishe plastike 0.5 L; Kanistër plastike 5 litërshe me mbishkrimin Camma PK 13/14, kanistër plastike me mbishkrimin HESI, 1 palë gërshëre, 1 marker i zi permanent; 2 shishe plastike një litërshe ATA PK13-14; 2 filete të mëdhenj për pastrim të ajrit; tabela elektrike me siguresa; kanistër plastike për ujitje një; flladitëse me rryme 4 copa; pompë për spërkatje e mbushur me pesticide të cekura si me larte.

Po ashtu janë gjetur kuti plastike Rhizopon 20 grameshe stekpoeder; kuti plastike 300 ml cilonex; faktur nga Holanda ku janë blere pesticidet e cekura me larte, kabllo elektrike, folie e shtruar ne dysheme për mbajtje te ujit; folie e ngjitur për muri për nxehtësi; pako me folie dhe gyp i folies për ajrosje të papërdorura; kutia e dritave me poqa rezervë të firmës filips; transformator me kabllo i rrymës, trafo për transformator të ndriçimit.

Ndaj personit të dyshuar me vendim të prokurorit është caktuar ndalimi prej 48 orëve për procedurë të mëtejme sipas ligjit.

234567

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme