Një fëmijë rreth 13 vjeçar është gjetur pa shenja jete në pishinën e Gërmisë.
Ai është marrë më pas nga ekipe të mjekësisë urgjente dhe është dërguar për tretman në QKUK.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Daut Hoxha, për Ekonomia Online ka thënë se kemi marrë informacion se një fëmijës i është rrezikuar jeta dhe në këtë rast kanë reaguar policia dhe ekipet e emergjencës.
“I njëjti është përcjellë për në Emergjencë”, ka thënë Hoxha, duke mos dhënë detaje tjera për gjendjen e fëmijut
Foto:EkonomiaOnline