Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Policia ka njoftuar se të shtunën në Prishtinë, një person është gjetur pa shenja jete

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës mbrapa objektit të Rektoratit në kryeqytet.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, bën të ditur polcia në raportin 24 orësh.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka theksuar policia.

 Ndërkaq rasti po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme