Gjendet një person pa shenja jete në Gjilan

Prishtinë | 24 Mar 2019 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Pasditen e së shtunës në Gjilan një person është gjetur pa shenja jete.

Policia e Kosovës njofton se viktima ishte i alivanosur, ndërsa ekipet mjekësore e kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar ishte alivanosur. Në vendin ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.  Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raporton e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme