Një vrasje ka ndodhur në rrugën ”Ndue Perlleshi” ne Prishtinë , ku një i ri është qëlluar me armë.
Gazeta Online Reporteri.net ka mësuar se i qëlluari është një biznesmen i njohur nga Prishtina (emër i njohur për redaksinë).
Siç mësohet nga burime brenda Policisë, vrasja ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe Policia ka arritur në vendin e ngjarjes.
Ekonomia Online ka kontaktuar Policinë e Kosovës për këtë rast.
“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje te ndodhur ne rrugën ”Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëherë pas marrjes se informatës policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një arme qe dyshohet te jetë arma e përdorur ne rast. Aktualisht jemi ne fazën fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriçimit te plote të këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e Policisë.