Policia konfiskon dy armë gjuetie, fishekë e radiolidhje në Leposaviq

Prishtinë | 18 Dhj 2023 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Në Leposaviq është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, gjatë kontrollit që i është bërë të dyshuarit i janë gjetur dy armë gjuetie dhe disa fishekë pa leje.

Ndërsa, i dyshuari ka pranuar se në shtëpinë e tij posedon edhe fishekë të tjerë, dhe gjatë kontrollimit të shtëpisë Policia ka njoftuar se janë gjetur dhe konfiskuar konfiskuar 88 fishekë, një GPS, 4 radiolidhje, jelek gjuetie, dy palë dylbi, një harkë me tri shtiza, një kamerë, dhe disa dokumente që ndërlidhen me armë të gjuetisë.

“Leposaviq / 17.12.2023 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar dy armë gjuetie dhe disa fishekë pa leje valide. I njëjti ka pranuar se në shtëpinë e tij posedon edhe fishekë të tjerë dhe gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, janë gjetur dhe konfiskuar 88 fishekë, një GPS, 4 radiolidhje, jelek gjuetie, dy palë dylbi, një harkë me tri shtiza, një kamerë, dhe disa dokumente që ndërlidhen me armë të gjuetisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme