Policia konfiskon mbi 32 kilogramë substancë narkotike, arreston një të dyshuar

SONY DSC
Prishtinë | 30 Nën 2018 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, hetuesit e Drejtorisë Kundër Trafikimit me Narkotikë, me datën 29 nëntor 2018, kanë ndërmarrë një operacion policor, i cili ka rezultuar me konfiskimin e një sasie të narkotikëve.

Operacioni policor është zhvilluar në magjistralen Graçanicë-Gjilan në fshatin Kishnicë, pas mbledhjes së provave dhe informatave nga terreni, nën dyshimin e bazuar se në këtë lokacionin një person i dyshuar, tashmë i arrestuar, po merrej me trafikim me narkotikë.

Ky person dyshohet se kryente veprën penale ‘blerje, posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ Neni 273.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është:
• A. H. lindur me 1986 m/sh/k

Hetuesit policorë gjatë kontrollit në automjetin të cilin e voziste i dyshuari kanë gjetur 5 thasë të mbushur me narkotikë të llojit marihuanë të ndara në 30 paketime me peshë 32.3 kilogramë.

Pas konsultimit me prokurorin dhe me urdhër të gjyqtarit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit në fshatin Merdare të Podujevës, ku gjatë kontrollit janë gjetur 3 thasë të plastikës të mbështjellë me ngjitës, ku në brendësi është gjetur marihuanë me peshë 3.2 gramë si dhe një qese me fara të llojit kanabis sativa, me peshë 53.7 gramë.

Pas konsultim me prokurorin kujdestar të krimeve të rënda i dyshuari dërgohet në mbajtje.

SONY DSC
SONY DSC
SONY DSC

Të ngjashme