Policia konfiskon mbi dy kilogram heroinë në Haraçinë të Shkupit

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë është zhvilluar një aksion anti-drogë në Haraçinë të Shkupit.

Polica e Shkupit me një urdhër gjyqësor ka bërë bastisje në një shtëpi ku shtetasit me iniciale D.D. 30 vjeç iu gjetën 33 qeska polietileni që përmbanin heroinë dhe dy peshore digjitale.

Sipas vlerësimit fillestar, në 33 qeskat e polietileni u gjet rreth 2.2 kilogram heroinë e pastër, por sasia e saktë do të bëhet e ditur pas analizave matëse në laborator, pas së cilës një raport më i detajuar do të paraqitet në Prokurorinë Publike të Shkupit, njofton Alsat-M. 

Të ngjashme