Policia e Kosovës ka konfiskuar mbrëmë rreth orës 20:00 rreth dy mijë kilogramë shalqi.
Ata kanë ndaluar një kombi me targa të Serbisë në Leposaviq i cili po drejtohej nga një burrë me kombësi serbe.
“Gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte shalqinj (2000 kg) për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Me vendim të prokurorit, mjeti me mallin dërgohet në terminalin doganor në Mitrovicë”