Policia largon veturat “e dyshimta” afër vendit të protestës

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 12:47 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka larguar me merimangë disa vetura në parkingun në rrugën “Rexhep Luci”, duket në kuadër të masave për garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike gjatë protestës së sotme të thirrur nga Vetëvendosje.

Policia ka larguar disa vetura, të cilat ishin në vend të lejuar parkimi, në rrugën që lidhet me sheshin “Nëna Terezë” ku po zhvillohet protesta.

Policët në vendngjarje nuk kanë dhënë sqarime pse janë “përzgjedhur” pikërisht këto vetura, ndërsa të tjera janë lejuar.

Të ngjashme