Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ku ka arrestuar shtatë zyrtarë të kësaj agjencie, raporton Ekonomia Online.
Aksioni po zhvillohet nën dyshimet për marrje ryshfeti në ndarje të subvencioneve.
Në kuadër të këtij aksioni pritet arrestimi i 23 personave në qytete të ndryshme të Kosovës.