Policia me aksion në Podujevë, sekuestrohen armë, narkotikë e para të shumta

Prishtinë | 26 Sht 2024 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës ka realizuar së fundi një aksion nga ku janë sekuestruar substance narkotike, para të gatshme dhe municion.

Policia ka njoftuar se të arrestuarit nga ky rast kishin shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike.

“Një nga kontrollet është ndërmarrë , nga zyrtarët policor të Podujevës, mbrëmë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, në rrugën e sipër shënuar është kryer një kontroll ndaj një personi të dyshuar, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një armë dhe sasi e substancës narkotike 48 qese rreth 100g”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme