Policia e Kosovës ka ndaluar në Aeroportin e Prishtinës një grua me shtetësi të Kosovës, e cila ishte kthyer nga autoritetet austriake, pasi kishte prezantuar leje qëndrimi austriak të falsifikuar.
Sipas njoftimit të Policisë, të martën, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Është ndaluar e dyshuara (kosovare), e cila ishte kthyer nga autoritetet austriake, pasi kishte prezantuar leje qëndrimin austriak të falsifikuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.