Para disa ditësh Policia e Kosovës realizoi një aksion të gjerë për nëpër disa qendra ku mbahen provimet për patentë shofer.
Nga ky aksion 23 persona u arrestuan nën dyshimin se keqpërdorën pozitën dhe autoritetin zyrtar, gjithashtu ata u akuzuan për marrje ryshfeti, transmeton lajmi.net.
Ndërsa dje policia e ka arrestuar edhe një pronar të autoshkollës pasi i njëjti është kapur duke marr ryshfet.
“Prishtinë 17.07.2019 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar (pronar i një auto shkolle), pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke ia marrë viktimës mashkull K/Shqiptar një shumë parash me pretekst se do t’i ndihmojë për ta kaluar provimin praktik për patentë shofer”, thuhet në njoftimin e PK-së.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.