Policia në Gjilan kërkon kujdes ndaj mashtruesve

Gjilan | 19 Kor 2017 | 13:30 | Nga

Njësia e hetimeve e stacionit policor të Gjilanit ka pranuar një ankesë nga një qytetar se një person ka shkuar te shtëpia e tij dhe ia ka kërkuar 150 € kinse ka bërë aksident dhe i nevojiten të hollat.

I dyshuari është paraqitur se është i njohur i familjes dhe me lajthitje arrin ta mashtrojë, duke ia marrë të hollat.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se raste të ngjashme kohëve të fundit po paraqiten nga qytetarë të ndryshëm.

“Para dy ditëve këtu në qytetin e Gjilanit është arrestuar një i dyshuar nga Komuna e Podujevës, që përmes mashtrimit se kinse e kishte një familjar të sëmurë u merrte para personave duke kërkuar nëpër shtëpi. Ai është arrestuar dhe ndalur në mbajtje për 48 orë”.

Policia e Kosovës porosit që në asnjë rrethanë, qytetarët mos të bien pre e këtyre mashtrimeve, duke u dëmtuar materialisht. Por, në raste të tilla menjëherë të lajmërohet Policia e Kosovës përmes numrit 192 i cili është në shërbim njëzet e katër orë në ditë, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme