Policia në Gjilan shqiptoi 1 mijë e 245 gjoba trafiku brenda një jave

Prishtinë | 03 Maj 2024 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Policia në Gjilan njofton se gjatë periudhës kohore 26.04.2024–02.05.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë shqiptua1 mijë e 245 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu, në kuadër të këtij plani janë ndërmarrë aktivitete edhe në:

Hetim i 6 aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

Hetim i 25 aksidenteve të trafikut me të lënduar,

Janë shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 26 ngasës,

Janë tërhequr nga trafiku 11 motoçikleta.

Të ngjashme