Policia në Kaçanik, bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi , me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të fëmijëve, sot në ora 10:30 ka pritur dhe shpërndarë fletëpalosje ‘’Sigurtë në shkollë , në shtëpi dhe shokë’’ fëmijëve , parashkollorëve nga çerdhja e fëmijëve ‘’ Agimi’’ nga Kaçaniku.
Në stacionin e policisë në Kaçanik, fëmijët i priti komandanti Kapiten Halim Shehu me bashkëpunëtorë , njësinë e komunitetit.
Të gjithë fëmijët, parashkollorët e kësaj çerdhe patën rastin të bashkëbisedojnë me policinë dhe u njoftuan edhe me detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia karshi qytetarëve të saj.