Policia në kërkim të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë

Prishtinë | 29 Qer 2023 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës është vënë në kërim të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë që ndodhi më 25 qershor të këtij viti.

Policia tashmë ka publikuar fotografinë e tij dhe është duke e kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:

Zef (Viktor) Ademaj i lindur me 23.03.1988, banues në fshatin Zllakuqan-Klinë.
“Lidhur me rastin ‘Vrasje e rëndë’ (ndodhur me datën 25.06.2023) pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur mbi dyshimin e përfshirjes në rast. Prezenca e personit të dyshuar nuk është arritur të sigurohet, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera policore”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.

Të ngjashme