Policia në kërkim të personave që sulmuan me vezë Avdullah Hotin

Prishtinë | 22 Shk 2020 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Policia e ka cilësuar si “sulm” gjuajtjen me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, por ende nuk është arrestuar askush.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, tha për klankosova.tv se njësitet policore pas marrjes së informatës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë hetimet.

“Me të pranuar informatën për rastin, njësitë përkatëse të Stacionit Policor ‘Qendra’ kanë dal në vendngjarje, kanë filluar veprimet operative-hetimore, është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të është inicuar rasti ‘Sulm’. Për të reja tjera rreth rastit u njoftojmë me kohë”.

Sot gjatë ditës disa persona kanë gjuajtur me vezë në drejtim të Hotit në shenjë proteste kundër heqjes së taksës.

Të ngjashme