Gjatë ditës së djeshme, njësitë policore pas pranimit të informatave e kanë hasur një lokal të hapur në Obiliq dhe brenda tij pronarin dhe 16 persona tjerë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori komunal, i cili ka ndërmarrë masat e parapara ligjore.
Pronari i lokalit është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar ne procedurë të rregullt. Ndërsa ndaj personave të tjerë do të vazhdohet me procedurat e parapara.