Policia e Rajonale e Pjesës, ka njoftuar se ka gjetur një veturë e cila ishte raportuar e vjedhur me datë 12.12.2020 rreth orës 4:00 të mëngjesit.
Sipas policisë vetura e vjedhur ishte përdorur për bartjen e kafshëve të vjedhura.
Njoftimi i plotë i policisë:
Me datё 12.12.2020, nё stacionin Policor nё Pejё, viktima ka informuar se rreth orёs 04:00, persona tё dyshuar nё fshatin Ramun-Pejё, i kanё vjedhur automjetin (kombi bus) tё tipit Renault me targa vendore tё cilin deklaron se e ka pasur tё parkuar ne oborrin e tij.
Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, iu kanё përgjigjur vendit tё ngjarjes, nga ku ёshtё kuptuar se personi apo personat e dyshuar me automjetin e vjedhur kanë vjedhur edhe tri (3) bagёti (lopё) tek fqinji i pronarit tё automjetit, dhe janë larguar nё drejtim tё panjohur.
Pas njё pune intensive operativo-hetimore dhe njё bashkёpunimi me qytetarёt, Policia ka gjetur automjetin e braktisur nё njё fushё afёr tregut tё bagёtive nё fshatin Zahaq-Pejё.
Automjeti i gjetur pas ekzaminimeve tё nevojshme iu ёshtё kthyer pronarit legjitim.
Gjatё ekzaminimeve Njësitet Policore kanё vërejtur se tё dyshuarit kanё pёrdour automjetin e vjedhur pёr bartjen e bagёtive tё vjedhura.