Drejtoria Rajonale e Policisë Kosovës në Pejë, duke u bazuar në kampanjën e dhurimit vullnetar të gjakut, organizuar nga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore të Policisë Kosovës – Drejtoria e Përgjithshme, nga data 28 – 31 tetor 2019 ka organizuar fushatë sensibilizuese tek pjesëtaret e PK-ës për dhurimin vullnetar të gjakut .
Gjatë periudhës kohore në zonën e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kosovës, duke përfshirë DRP-en dhe stacionet policore Istog, Deçan dhe Klinë, kemi 65 dhurues vullnetar të gjakut, nga ky numër ishin 11 femra, krahasuar me vitin e kaluar ishim 15 zyrtar të PK-ës më shumë.
Policia e Kosovës gjithmonë është e gatshme të ndihmojë të gjithë qytetarët e vendit.