Policia nё Pejё ka hartuar planin e veprimit “Motoçikletat 2023”, i cili ka filluar tё implementohet nga data 20.09.2023 dhe bëhet e ditur se i njëjti do tё vazhdojë edhe mё tutje.
Gjatё kёtyre angazhimeve nё terren pёr tre ditё, janё shqiptuar 51 fletgjoba pёr kundёrvajtёsit dhe janё sekuestruar 22 motoçikleta.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon te tё gjithё ngasësit e motoçikletave qё fillimisht t’i regjistrojnё dhe t’i bartin pajisjet e nevojshme pёr ngasje, sepse siç thonë, siguria ёshtё mbi tё gjitha.