Policia në Prizren me bastisje në vendndodhjet e personave të dyshuar, gjejnë një armë pa leje

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Në rajonin e Prizrenit është duke vazhduar plani operativ për kontrollimin e lokacioneve dhe personave të dyshimtë.

Me këtë rast policia gjatë orëve të mesnatës ka kryer disa bastisje të lokaleve dhe personave ku dyshohet se mund të kryhet veprimtari ilegale dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Aktiviteti është realizuar në bashkëpunim edhe me inspektorët komunalë dhe me njësitë e hetimeve të Drejtorisë Rajonale në Prizren.

Siç bënë të ditur Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit, gjatë kontrollimit dhe realizimit të këtij plani operativ, gjatë mesnatës njësitet policore kanë ushtruar kontroll në njërin nga lokalet në rrugën ‘Tranziti i vjetër’, i frekuentuar nga qytetarët.

”Pas kontrollimit të disa personave të dyshimtë dhe automjeteve është gjetur një armë pa leje e tipit Bereta, e kalibrit 9 mm, në pronësi të qytetarit Sh. P. mashkull shqiptar kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Krimteknikës të cilët kanë sekuestruar armën e dyshimtë. Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori kujdestar i Shtetit”

Të ngjashme