Stacioni policor i Mitrovicës Veriore, ndodhet në shtëpi private, të marrë me qira, shuma e të cilës nuk është bërë e ditur, duke shënuar kështu një rast unik.
Gjatë periudhës dhjetë vjeçare, shtëpia policore ka qenë edhe cak i sulmeve të ndryshme, me armë e mjete shpërthyese.
Megjithatë policët nuk do të rrinë edhe gjatë këtu, pasi stacioni i tyre i ri do të bëhet në magjistralen Mitrovicë-Zubin Potok.
Toka është ndarë nga Kuvendi Komunal kurse qeveria qendrore në Prishtinë, ka miratuar shpronësimin e saj.
Dy stacionet tjera të veriut, ai në Zveçan dhe tjetri në Leposaviq, ndodhen në objekte që janë pronë e policisë dhe për to nuk paguhet asgjë.